Me shishe i goditur autobusi i TPSH, një udhëtarë lehtë i lënduar

Rreth orës 2.15, në Shkup në bulevardin “Partizanksi Odredi” dhe rrugën “Nikola Parapunov” është gjuajtur me shishe të birrës autobusi nr.2 i TPSH-së.

Si pasoj e kësaj, është thyer një xham  dhe është lënduar udhëtari 32 vjeçar T.S nga Shkupi, i cili është dërguar në qendrën klinike në Shkup. Mjekët kanë konstatuar se lëndimet nuk janë serioze dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Nga Stacioni Policor janë marrë në pyetje disa persona dhe punohet në zbardhjen e rastit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button