Gruevski pret përkrahje nga Greqia dhe Bullgaria për fillimin e negociatave me BE-në

Shpresojmë që Greqia si vendi anëtar në Bashkimin Evropian nga rajoni jonë dhe mik i deklaruar i politikës së zgjerimit ta mbështesë miratimin e vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë këtë dhjetor dhe me këtë ta japë kontributin kyç dhe vendimtar politik për revitalizimin e integrimit evropian të mbarë Ballkanit.

Qytetarët e Maqedonisë e presin të njëjtin edhe nga Bullgaria, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e Konferencës rajonale “Qëndrueshmëri e reformave-drejt qëllimeve të BE-së 2020”. “Askush më shumë se Maqedonia nuk dëshiron të mënjanohet pengesa e fundit që qëndron në rrugën drejt realizimit të qëllimeve tona evropiane dhe euroatlantike.

Si shumë herë deri më tani do të doja qartë të pohoj se dëshirojmë intensifikim të bisedimeve me Greqinë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, një orë më parë të vijmë deri në zgjidhje konform parimeve demokratike dhe të drejtës ndërkombëtare në kornizën e vendosur me Rezolutat e KB-së, Marrëveshjen e përkohshme dhe aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë”, tha kryeministri Gruevski.

Sipas tij, historia ka treguar se bllokadat dhe mungesa e qasjes kompromise asnjëherë nuk kanë sjellur deri në vendim për çështje të caktuara dypalëshe. Integrimet evropiane dhe euroatlantike, siç theksoi, e bëjnë këtë. “Konteksti i negociatave inkuadruese e lehtëson zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

Bindja jonë është se zgjerimi është proces që bazohet në implementim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të reformave dhe konsiderojmë se duhet edhe të qëndrojë. Zgjerimi duhet ta reflektojë kredibilitetin e Unionit, e cila prehet mbi vlera të ndara, të cilat të gjithë në mënyrë të barabartë duhet t’i respektojmë”, theksoi kryeministri Gruevski.

Duke folur në kontekst të bashkëpunimit rajonal, Gruevski potencoi se Maqedonia do ta vazhdojë politikën e marrëdhënieve të mira me të gjitha fqinjët. Në këtë drejtim ai e përmendi edhe bashkëpunimin me Bullgarinë, e cila, siç tha, është me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë.

Konferenca “Qëndrueshmëri e reformave – drejt qëllimeve të BE-së 2020” është në organizim të Sekretariatit për çështje evropiane, ndërsa në të krahas kryeministrit Gruevski fjalime hyrëse mbajtën edhe zëvendëskryeministrja e angazhuar për çështje evropiane Teuta Arifi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Petrov dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefano Sanino.

Lajme të ngjashme

Back to top button