Zaev: Zgjedhjet nuk do të shtyhen

Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit nuk do të shtyhen dhe pret që ta shohë zgjidhjen ligjore në lidhje me ndryshimin e modelit zgjedhor e cila është në përgatitje në Parlament, transmeton Portalb.mk.

“Unë mendoj se nuk kemi asnjë arsye për t’i shtyrë zgjedhjet. Në fakt kryetari i KSHZ-së, tha se janë të përgatitur edhe nëse ndryshohet modeli zgjedhor, por në fund ajo do të varet nga institucioni më i lartë në demokracinë parlamentare ai është Parlamenti. Unë jam i informuar se është rregulluar një zgjidhje ligjore që është jashtë nga informimi i Ministrisë së Drejtësisë, dua që ta shohim zgjidhjen ligjore. Por, edhe njëherë do të theksoj se LSDM ka premtuar në vitin 2016-të për një njësi zgjedhore. Nëse vihet në votim zgjidhja ligjore, ne do ta përkrahim për shkak të premtimit tonë që ua kemi dhënë qytetarëve. Shpresoj që ajo të bëhet me konsensus me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button