Portrete VIP-ash me karamele

Nje artist meksikan ka vendosur qe te beje portretet e disa nga kengetareve me te njohura te momentit, por pikturat e tij nuk jane te zakonshme. Cristiam Ramos i ka bere keto portrete duke perdorur karamele te ndryshme.

Per veprat e tij qe perfshijne Beyonce, Lady Gaga dhe Nicki Minaj, Ramos ka perdorur 5000 karamele per secilen dhe ka shpenzuar shume kohe ne studion e tij ne Florida (SHBA).

“Me pelqen shume te krijoj gjera te reja me materiale te ndryshme. Ideja me erdhi kater vite me pare kur isha ne nje park. Nje baba i dha djalit te tij nje karamele dhe ai u gezua shume. Menjehere kuptova efektin e karameleve tek njerezit dhe vendosa qe portretin e idhujve te tyre ta bej me karamele ne menyre qe ta duan edhe me shume”, shprehet Ramos sic publikon ‘Daily Mail’.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button