Deskoska: Përveç pasurisë së gjyqtarëve do të hetohen edhe ndikimet e mundshme në vendimet e gjykatës

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në një intervistë me Makfax, zbuloi detaje të reja në lidhje me vetingun: Përveç ekzaminimit të pasurisë së gjyqtarëve, do të hetohen edhe ndikimet e mundshme në vendimet e gjykatës, dhe kjo vlen edhe për prokurorët publik, njofton Portalb.mk.

“Që të jemi në gjendje të shpjegojmë pse disa raste trajtohen ashtu siç trajtohen, duhet të shohim nëse ka ndikim mbi ato raste, a ndikojnë politikanët, aktualë, të kaluarit, a ndikojnë në firmat e avokatëve, nëse ndikojnë në nëntokën kriminale, grupet e lobit, biznes – qendrat e pushtetit”, tha Deskoska.

Gjyqësorit maqedonas i mungon zbatimi i ligjeve gjyqësore, Deskoska mendon se Këshilli Gjyqësor duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve që thonë se gjyqësori është institucioni më pak i besuar.

Miratimi i një ligji për vetingun do të kërkojë një shumicë prej dy të tretave, ka shumë argumente të forta për zbatimin e praktikës së vetingut, por drita jeshile nga Evropa është ende e nevojshme për të zbatuar një proces të tillë, tha Diskoska në intervistë.

“Është e rëndësishme që vetingu të bëhet me proces të besueshëm. Askush të mos ketë asnjë dyshim se ka një qëllim pas tij, se ka një agjendë tjetër. Duhet të jetë një proces në të cilin gjyqtarët, qytetarët, politikanët duhet të besojnë – se menaxhohet si duhet”, tha Deskoska.

E pyetur se kush do të zbatonte vetingun, Deskoska tha se këndvështrimi i saj personal është se përfaqësuesit e institucioneve evropiane duhet të marrin pjesë.

“Të ketë në një farë mënyre jo vetëm monitorim por edhe pjesëmarrje aktive në atë Komision të Vetingut nga persona që përfaqësojnë institucionet evropiane. Përveç anëtarëve të antikorrupsionit që e kuptojnë këtë çështje, përveç njerëzve që e kuptojnë funksionimin e gjyqësorit edhe persona që janë përfaqësues të institucioneve të huaja, që janë edhe garantuesit e këtij procesi”, tha Deskoska.

“Drejtësia e vonuar është gjithashtu një padrejtësi. Të gjitha pritjet e qytetarëve dhe të Bashkimit Evropian drejtohen drejt gjykatave. Nëse shikoni raportin e Bashkimit Evropian, ligjet janë të shkëlqyera, të mira dhe të harmonizuara, tani duhet të vijë implementimi. Ky zbatim është në duart e gjykatave”, tha Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button