Si ta kuptojmë dhe njohim intuitën tonë?

Intuita është funksion natyror i qenies sonë hyjnore të cilën, siç pamë, botëkuptimi materialist i realitetit objektiv, ka imponuar margjinalizimin e saj. Përmes intuitës kontaktohet me qenien tonë reale dhe absolute. Në fakt, ajo është ndjenjë e zërit tonë të brendshëm si sinjal hyjnor e cila na jep informatë për çdo gjë konkret. Informatat e arritura përmes intuitës nga potenciali ynë i pastër, janë të pagabueshme. 

INTUITA është kanal natyror i marrje-dhënieve në mes të UNI-t tonë që nga natyra është plotësisht hyjnore, nga njëra anë, dhe realitetit objektiv-material, nga ana tjetër. Nëse truri si instrument i përsosur fizik, lidhet me potencialin e pastër, ndjenja e caktuar si përgjigjeje adekuate do të ishte INTUITA. 
Respektojeni atë si një mike të dashur që ju do sinqerisht dhe nuk ju tradhton kurrë. Fundi i fundit, ajo është vet JU, thërrmija e ZOTIT në JU dhe qenia e vërtet reale. Andaj, duhet ta doni veten, sepse JU nuk jeni vetëm qenie fizike, por edhe krijesë HYJËNORE. 

Nëse intuita ju thotë se diçka është ashtu, atëherë patjetër duhet ta pranoni si ashtu. Kurrë mos e analizoni, edhe pse ky vizion do të jetë në kundërshtim me parimet dhe njohjet e juaja nga eksperienca materialistë. 

Diçka me të vërtetë është e mirë, vetëm nëse NE mendojmë se është e mirë, dhe e keqe nëse NE mendoj ashtu! 

Vlerësimi “mirë-keq” është reagimi natyror i njohurisë pragmatike të arritur përmes edukate, morali, etike…etj. 

Plotësisht jena dakord se edukata e mirësjelljes në shoqëri sipas normave të përgjithshme, është imperativ i ekzistencës sonë si qenie e përsosure një shoqëri të organizuar, por në anën tjetër, kjo edukatë në shumë raste mbështetet tek mënjanimi i UNI-t tonë të vërtetë, dhe kthimin e tij kah reagimet e të tjerëve (kah OBJEKTET). 

Kthimi kah objektet jashtë UNI-t tonë përherë kërkon miratimin-mirënjohjen nga të tjerët. Mendimi dhe sjellja e jonë janë në gjendje përherë të pritjes së reagimit kthyes. Për këtë arsye veprimi i këtillë mbështetet në fikë. Kur i referohemi objekteve ndjejmë nevoje të përhershme që gjërat t’i mbajmë në kontroll. Ndjejmë nevojë të fuqishme për forcën e jashtme. Kjo forcë nuk është produkt i potencialit të pastër .Kjo ndjenjë nuk është INTUITË.

Ajo është EGO-ja jonë. EGO-ja nuk është ajo që jemi ne në esencë. EGO-ja është pasqyrë për veten, maska jonë shoqërore. Është roli që ne e luajmë. Maska jonë shoqërore jeton nga miratimet-mirënjohja.

Ajo dëshiron të kontrolloj. Atë e mbështet forca, sepse ajo jeton me frikë. Duhet patjetër të mësohemi t’i dallojmë impulset dhe sinjalet që vijnë nga EGO-ja si maska jonë shoqërore dhe UNI si intuitë e vërtetë. Kjo arrihet me kohë dhe eksperiencë. Nëse formoni një kanal të pastër me UNI-në e tuaj të vërtetë, intuita do t’ju jep informata nga më çudibërëse.

Sa më e fortë është kjo lidhje, kufizimet e realizimit të dëshirave tona, si dhe përgjigje adekuate për shumë çështje jetësore, do të jenë përherë pa ndonjë lodhje në deponimin tuaj. Ju vetëm duhet ta automatizoni këtë mënyrë të kontaktit si shprehi e zakonshme dhe e përhershme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button