Mitrovicë, shpërthim në Kroin e Vitakut

Sot rreth orës 9.30 një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policise Besim Hoti konfirmoi për Top Channel se nuk ka të lënduar, por se ky akt ka pasur si qëllim të frikësojë banorët shqiptarë që të ndërpresin punimet për ndërtimin e shtëpive në atë lagje. Policia po heton për autorët e shpërthimit.

Prej disa ditësh situata është tensionuar në Kroin e Vitakut pasi disa serbë penguan rrugën për banorët shqiptarë që po rindërtojnë shtëpitë e tyre në këtë lagje përtej Ibrit. Rëndimit të situatës i ka kontribuar dhe ndërhyrja e UNMIK-ut, ndërkohë që provokimet nga banorët serbë janë të vazhdueshme./Top-Channel/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button