Rritet nataliteti, ndërsa zvogëlohet numri i martesave të lidhura

Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e tretë të këtij viti është 6.309 që është për 3,5 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Mia.

Sipas Entit shtetëror për statistikë (ESHS), rritje për katër për qind është evidentuar edhe tek numri i personave të vdekur i cili ka arritur në 4.534. Prej tyre 60 janë foshnja të vdekur.
Rritja natyrore është 1.775 persona, për aq persona numri i fëmijëve të lindur të gjallë është më i madh nga numri i personave të vdekur.

Siç njoftoi ESHS-ja, në tremujorin e tretë të këtij viti numri i çifteve të lidhura ka arritur në 4.531 që është ulje për 1,8 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2011, ndërsa të shkurorëzuarit gjithsej 427, shënojnë rritje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button