Gruevski të premten në Tiranë, do të firmosen dy marrëveshje

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, të premten pritet të realizojë viztë zyrtare në Shqipëri. Siç është bërë e ditur, gjatë vizitës, Maqedonia dhe Shqipëria do të firmosin marrëveshje për njohje të patentë shoferëve.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes shteteve, në periudhën e ardhshme qytetarët e Maqedonisë të cilët qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë nuk do të kenë obligime për marrje të patentë shoferit në Shqipëri, por do të konsiderohet me vlerë  marrja e patentë shoferit të Maqedonisë. E njejta do të vlejë edhe për qytetarët e Republikës së Shqipërisë” tha sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Gjatë vizitës, ashtu siç informoi Gjorgjiev, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar të përbashkët  -Xhepçishtë – Trebishtë me çka do të mundësohet qarkullim më i lehtë i qytetarëve nga të dy anët e kufirit.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Gruevski pritet të takohet me homologun shqiptar Sali Berisha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button