Ziadin Sela: Podgorcasit do të mësojnë shqip, por jo me Merkon

Deputeti i PDSH-së, njëherit edhe kandidat nga kjo parti për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme lokale Ziadin Sela, ka akuzuar zëvendës ministrin e arsimit Safet Nezirin dhe kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko për manipulim me nxënësit shqiptar në Podgorcë. Këto akuza deputeti Sela i ka thënë nga foltorja e Kuvendit në seancën për pyetje deputetësh.

“Është pikërisht zëvendës ministri Safet Neziri me deputetin Arben Llabënishta dhe kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko të cilët u kanë premtuar Podgorcasve që kjo paralele do të funksionojë. Ju besoj që nuk keni harruar se jeni betuar edhe në Zot para tyre zoti zëvendës ministër që do të hapet dhe do të legjitimohet paralelja në Podgorcë. Fatkeqësisht ajo paralele nga ana e BDI-së u mbyll dhe sot nuk funksionon. Funksionon vetëm nga rezistenca që bëjnë prindërit e Podgorcës me mjetet e veta edhe me ndihmën e qytetarëve të Strugës edhe të shoqatave të kurbetqarëve kjo paralele funksionon dhe do të mbahet dhe të jeni të sigurt të gjithë ju që jeni këtu ministra në qeveri që kjo paralele do të funksionojë, do hapet, të jeni të sigurt. Ju garantoj këtë” – tha Sela.

Sipas tij, për të ardhur deri te zgjidhja e këtij problemi, podgorcasit duhet të ndryshojnë qasjen dhe zgjidhjen të mos e kërkojnë nga Ramiz Merko dhe BDI, por përkundrazi të rrëzojnë ata nga pushteti.

“Vetëm podgorcasit duhet të ndryshojnë qasjen, sepse çdo të premte mbajnë protest para komunës së Strugës, dhe kanë plotësisht të drejtë sepse ai është njeriu i cili i ka manipuluar, kryetari i Komunës z. Ramiz Merko. Por gabojnë nëse mendojnë se ai është njeriu dhe ky është koncepti politik, BDI që mund ta zgjidh këtë problem. Ata duhet të bëjnë vetëm një punë, të rrëzojnë prej pushteti Ramiz Merkon dhe ta rrëzojnë prej qeverie BDI-në” – tha Sela.

Kryetari i Komunës së Strugës në një intervistë për Portalb theksoi se është arritur zgjidhje e përkohshme për këto nxënës, të cilët vijojnë mësimin në fshatrat e rrethit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button