Ivanov: Çdoherë do të reagoj kur bëhet fjalë për identitetin

Presidenti Gjorge Ivanov sot deklaroi se çdoherë do të reagojë kur cenohet identiteti maqedonas, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për konsultimet e djeshme me evroambasadorin Aivo Orav pas fjalimit të tij në Parlamentin Evropian ku përdori termin “sllavomaqedonas”.

Ai shtoi se kjo është çështje e ndjeshme dhe se nëse e drejta për vetëidentifikim vlen për të tjerët duhet të vlejë edhe për maqedonasit. Evroambasadori Orav, dje deklaroi se nuk ka pasur qëllimin të ofendojë askë me fjalimin e javës së kaluar dhe se nuk ka dhënë kurrfarë deklarate me komentin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button