Shefja e diplomacisë suedeze sot do të qëndrojë në Shkup
Në Shkup, për vizitë zyrtare sot do të qëndrojë ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde, njofton Portalb.mk.
Vizita e saj vjen me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
Linde dhe Dimitrov do të realizojnë takim tet-a-tet, pas çfarë bashkërisht do të zhvillojnë konferencë për media në MPJ, me fillim prej ora 14:30.