Kosova e Shqipëria lidhen me autostradë dixhitale

Kosova edhe Shqipëria janë lidhur edhe më shumë mes veti. Të dyja shtetet shqiptare përveç lidhjes tokësore dhe ajrore, janë lidhur nga e marta edhe nëpërmjet autostradës dixhitale Tiranë-Prishtinë. Në ceremoninë e inaugurimit në Qafë Morinë kanë marrë pjesë dy kryeministrat Sali Berisha e Hashim Thaçi.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e cilësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm ndërsa theksoi se autostrada dixhitale do tu ofrojë të rinjve internet të cilësisë së lartë.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar se sot shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë. “Dikur në këtë pikë na ndante Serbia ndërsa sot jemi më të bashkuar se kurrë në rrugën integruese”, tha Thaçi.

Linja ndërkombëtare e internetit 100 GBps është një projekt i Postës Shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button