Tetovë, gruaja varros burrin dhe më pas lajmëron policinë

Filluan hetimet në Tetovë pasiqë grupi hetues kuptoi se një tetovare e ka varrosur burrin e saj i cili kishte vdekur si pasojë e lëndimeve të një aksidenti që i kishte ndodhur.
Sipas deklaratës së 44 vjeçares J.P., burri i saj Kirço Panev para 10 ditëve kishte qenë në kafene me shokët. Kur janë nisur për në shtëpi, Panev ka hipur mbi veturë.

Gjoja për shaka, shoku i tij e ka ndezur automobil, ka ecur para dhe më pas ka frenuar, dhe kështu Panev ka rënë në beton dhe ka pësuar lëndime të rënda. Shokët e tij e kanë dërguar në spitalin e Tetovës, mirëpo për shkak të lëndimeve serioze ka qenë i  transferuar në Shkup.
Para pesë ditëve Panev ka ndërruar jetë në spital. Pas vdekjes së tij, as gruaja e as doktorët nga spitali nuk e kanë lajmëruar policinë për vdekjen e tij. Policia është njoftuar pas varrimit. Nga policia e Tetovës mësuam se në proces është hetimi për rastin dhe se pritet vendimi i gjykatësit hetues se a do të ketë zhvarrosje dhe autopsi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button