(FOTO) Sheshi Skenderbeu, nuk përfundon faza e parë më 28 nëntor!

Faza e parë e Sheshit Skenderbeu, nuk do të jetë e përfunduar më 28 nëntor, ashtu siç kishin paralajmëruar disa herë autoritetet lokale.

Siç marrim vesh jo zyrtarisht në Komunën e Çairit, punimet nuk do të  arrijnë të përfundojnë deri atë ditë, ndërsa nuk deshën të precizojnë me afate tjera rreth përfundimit të punimeve. Zyrtarisht nuk deshën të komentojnë asgjë.

Në teren shihet se ende po punohet, por edhe fotografia është e qartë se punimet nuk e arritur nivelin e duhur dhe se ende duhet punuar për tu përmbyll kjo fazë.

dryshe, sheshi ‘Skënderbeu’ në Shkup është paraparë të ketë 28.674 metra katrore dhe do të jetë sheshi më i madh në kryeqytet, më i madh edhe se ai qendror ‘Maqedonia’ që ka afro 24 mijë metra katrorë.

Sheshi do të ndërtohet në tre faza dhe gjithsej do të kushtoj afro 10 milion euro, sipas planit fillestar.

Faza e parë  e cila është në realizim e sipër, do të kushtoj 2.8 milion euro dhe ajo përfshin rekonstruimin e dyçaneve në afërsi të përmendores së heroi kombëtarë, pasi mbi të njëjtat do të ndërtohet një plaformë e gjërë e cila përfundon me shkallë pranë përmenendores.

Në fazën e dytë është paraparë mbulimi i rrugës para urës hyrëse në Çarshi, dhe faza e tretë parasheh ndërtimin e parkingut nëntokësorë.

Sheshi Skënderbej do të shtrihet nga Çarshia e vjetër deri te godina e Operas dhe Baletit, ndërsa bën pjesë në territoret e komunave Çair dhe Qendër.  
Projekti sheshi Skënderbej nga niveli komunal ka kaluar në nivel qendror dhe është projekt edhe i qeverisë.

Gurthemeli për ndërtimin e sheshit u vendos më 17 janar të këtij viti, me rastin e  544 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, emrin e të cilit e mban ky shesh,  nga ana e kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ndërsa i pranishëm në eveniment ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button