Beckham deklaron largimin nga LA Galaxy

David Beckham deklaroi se finalja e Kupës së MLS me 1 dhjetor, do të jetë ndeshja e tij e fundit si një lojtar i Los Angelos Galaxy, por 37 vjeçari nuk sqaroi se çfarë do të bëjë pas kësaj date.

“Kam kaluar një kohë të shkëlqyer duke luajtur për LA Galaxy. Megjithatë, unë dëshiroj që të përjetoja një sfidë të fundit para mbylljes së karrierës time”, ishin fjalët e Beckham, sipas asaj që raporton ESPNLA.com.

“Nuk e shoh këtë si fundin e marrëdhënies time me kampionatin, pasi kam ambicie të bëhem pjesë e bordit drejtues të ndonjë skuadre në të ardhmen”.

Beckham kishte firmosur në janar zgjatjen e kontratës së tij ekzistuese me LA Galaksi pasi ajo e mëparshmja, një marrëveshje pesëvjeçare prej 32.5 milionë dollarësh, u mbyll pikërisht në fillimin e këtij viti.

Anglezi luajti 6 sezone me Galaxy duke i ndihmuar të shkonin 3 herë në finalen e kupës, përfshirë titullin e siguruar në vitin 2011, i treti në historinë e klubit. Që në momentin kur Beckham nënshkroi për skuadrën kaliforniane, kampionatit amerikan i janë shtuar 7 skuadra, pasi popullariteti i futbollit ka pësuar një rritje të ndjeshme.

“Kur David Beckham firmosi me LA Galaxy në vitin 2007, ai kishte si qëllim të ndihmonte rritjen e MLS dhe sportit të futbollit në Amerikën e Veriut. Nuk ka dyshim që futbolli tani është më popullor dhe më i përhapur sesa në momentin kur ai erdhi këtu”, tha komisionari i MLS, Don Garber rreth lamtumirës së Bekam në fund të sezonit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button