Fidani si moral

Shumë herë kemi qenë kritik ndaj ndodhive dhe manovrave politike në shtet. Zëri jonë ka qenë i ngulfatur nga altoparlantët e zhurshëm të politikës dhe atyre që me mjeshtri mashtrojnë popullin. Edhe pse me një zë të neveritshëm, kanë arritur të qëndrojnë në këmbë dhe çdo ditë na dhurojnë “spektakël” që e njejta nëse ndodhë në një shtet normal, moti do të iknin nga skena politike për arsye morale. Kur jemi te morali, tek ne ka dimension tjetër, që na shkakton probleme nëse tentojm të japin ndonjë mendim. Definicion nuk kemi. Më tregon mësuesi i djalit tim i cili është në klasë të dytë se nxënësit i ka pyetur çka është nata apo errësira, djali im është përgjigjur se është mungesë e dritës. Mungesë… në fakt ne kemi shumë mungesa. Mbrenda ditës kemi mungesë të dritës. Gjithandej errësirë. Nata zgjat shumë. Kjo që po e them nuk është pesimizëm ne vete…ky është realiteti jonë dhe në këtë rast nuk dua të përgjigjem si djali e të them se bëhët fjalë për mungesë të shpresës. Jo, ne kemi shpresë edhe pse ndaj asaj bëhem çdo ditë atentate. Pra, nëse vazhdojm të pyesim për ato që na mungojn, nga vargu i pyetjeve veçojm: çfarë mungon në Çair? Të gjithë, pa dallim a është politikan, profesor, nxënës, i punësuar në administratë apo i pa punë do të thojnë se në Çair ka mungesë të fidaneve!

Gjatë kohë ne kemi krijuar tiranët e vegjël në vend të politikanëve, gjatë kohë është rrënuar në vend se të ndërtohet, gjatë kohë është plaçkitur në vend se të ndihmohet ekonomia e vendit, të ndihmohen bizneset, pronat e qytetarëve. Edhe pse fjala është për vendet arabe, por thënia e Dr. Mustafa Al-Sibaij i përgjigjet edhe realitetit tonë. Ai thotë: “Fatkeqësia më e madhe e tiranisë është se ajo ia mvesh të vërtetës të pavërtetën, andaj dënon dhe bën padrejtësi duke u mburrur se është i drejtë, prish duke u krenuar se është duke ndërtuar, shkel mbi dinjitetin e popullit duke pretenduar se ia ngre pozitën atij populli te popujt tjerë. Këtë eksperiencë nuk e kemi përpos se në një të kaluar të afërt të vendeve tona, që kanë qenë afër shkatërrimit, ndërsa tiranët janë mburrur se janë duke i forcuar ata dhe janë duke ngritur nderin e këtyre vendeve.”

Në asnjë mënyrë nuk e përligji ate që ka bërë aktin e shëmtuar duke hequr fidanet, në asnjë rast nuk pajtohem me dënimin kolektiv përshkak të një personi…mirëpo heqja e fidaneve, apo si quhet vjedhja më ka befasuar, ngriti vetëdijen te shumë njerëz se shoqëria ka nevojë për vetëdijësim, se aktet e tilla duhet të dënohen. Për herë të parë reaguan edhe disa politikan ku vjedhësin e etiketuan me emra të kafshëve… a iu mungon diçka politikanëve përveç fidanëve të Çairit? Këtu a po lind morali i politikës shqiptare? Dhe a duhet amoralitetin e politikës me e gjykuar si mungesë të fidanit?

Në fund të fundit shoqëria duhet të ndryshoje të menduarit e saj për proçeset politike, dhe politikën duhet ta kuptoje drejtë, partia në pushtet mos të konsiderohet si enti për punësim.

Në fund le të mendojm për thënien e profetit Muhamed a.s ku thotë: “O ju njerëz, vërtet janë të humbur ata që nëse vjedh një i fuqishëm e kanë lëshuar, e nëse e veprom atë një i dobët i kanë dhënë dënimin e merituar. Betohem në Allahun që sikur Fatimja, bija e Muhamedit, të vidhte, do t˙ia prisja dorën asaj.”

Agim Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button