Takim Zaev – Pajat në Selanik: Mbështetje nga SHBA-ja për perspektivën euroatlantike të vendit
Në margjina të Samtit të katërt në Selanik, kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka pasur takim me ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Xhefri Pajat, në të cilën është biseduar për perspektivën euroatlantike të vendit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Diskutim i shkëlqyer me kryeministrin Zoran Zaev për mbështetjen e fuqishme amerikan të SHBA-së në integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE dhe për rolin e rëndësishëm të Greqisë në këtë ardhmëri euroatlantike përmes bashkëpunimit të rritur në mbrojtje dhe siguri, energjetikë, tregti dhe investime”, ka shkruar ambasadori amerikan në Greqi në Tuiterin e tij zyrtar.