Tetovë, Protestë për masakrën e Monopolit në vitin 1944

Ashtu siç ishtin paralajmëruar, sot një grup qytetarësh të inicuar nga Sulejman Sulejmani,  duke filluar nga qendra e qytetin kanë marshuar deri te Monopoli i Tetovës për të përkujtuar të vrarët shqiptar me datë 19 nëntor të vitit 1944 në kampin i cili u  themelua në këtë vend pasi që forcat serbo sllave kishin hyrë në qytetin e Tetovës.

Sipas Sulejmanit kjo iniciativë është vetëm simbolike sepse ajo se çka ka ndodhur në nëntorin e vitit 1944 është duke u harruar nga gjeneratat e reja dhe në një farë mënyre mbahet e fshetë nga historianët.

Më pas, në Universitetin Shtetëror të Tetovës është dërguar një peticion në katedrën e historisë me qëllim që ata të formojnë një komision ku do të grumbullohen të gjitha faktet dhe dëshmitë për atë se çka ka ndodhur në  nëntor të vitit 1944 në Monopolin e Tetovës.

Ndryshe, 19 nëntori zyrtarisht festohet si dita e çlirimit të Tetovës, por sipas disa historianëve kjo ditë paraqet të kundërtën për shqiptarët sepse në këtë ditë është bërë dorëzimi i pushtetit nga forcat e përbashkëta nacio çlirimtare tek ato serbo-sllave të cilët masakruan shqiptarët. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button