Shqipëri, “Gërdeci” në Gjykatën e Apelit

Prokurorisë së Apelit i është dashur pothuajse një ditë që të lexojë ankimimin voluminoz mbi të cilin organi i akuzës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë. 

Duke ja lënë radhën here pas here njeri-tjetrit, dy prokurorët Shkelqim Hajdari dhe Edmond Hyka u janë referuar provave dhe fakteve mbi të cilat Gjykata e Apelit, sipas tyre duhet të rrëzojë vendimin e gjyqtarëve Ridvan Hado, Shefkie Demirajt dhe Fatmira Hajdarit. 

Prokurorët thanë se Gjykata e Tiranës është treguar kontradiktore dhe se ka gabuar kur interpreton akuzën e vrasjes me dashje, e cila sipas kësaj gjykate nuk është kryer as nga subjekti ‘Albadamil’ dhe as nga të akuzuarit e tjerë. Por ndërsa Gjykata e Tiranes shprehet në vendimin prej mëse 500 faqe se do të ishte e palogjikshme të thuash se të pandehurit kishin qëllim të vrisnin në një kohë që vete ata ndodheshin pak minuta para shpërthimit në këtë fabrike prokuroret e Apelit mendojnë të kundërtën. 

Si argument më të fortë, prokurorët sollën shpjegime të tilla si “të pandehurit me dashje kane perdorur metoda të papershtatshme për demontimin në Gërdec, me dashje kanë punësuar personel të pakualifikuar dhe po me dashje kanë marrë madje në punë edhe fëmijë te mitur”. 

Prokurori u shpreh se të pandehurit përdoren amerikanin Patrik Henri për kontratat e nevojshme, emër i cili mbetet ende i lakuar për pozicionin e tij ende të pasqaruar plotësisht në gjithë këtë proces. Gjykata e Tiranës  shpalli dhjetë pafajësi, 99 vite burg në total dhe 40 milionë gjobë. Po këtë të hëne ishte në Gjykaten e Lartë edhe procesi ndaj ish-Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, proces i cili u shty per shkak se pala paditëse nuk kishte sjelle listë e deshmitarëve që do kërkohet per t’u dëgjuar ne proces./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button