Tetovë, u mbajt maratona e filmave shqiptar

Në vijim të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, në kuadër të projektit “100 vjet pa Shqipërinë”, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me shtëpinë filmike “Cinemania” nga Shqipëria, të premten, në Pallatin e Kulturës, kanë organizuar maratonën e filmit të ri shqiptar.

Gjatë hapjes solemne të maratonës së filmit të pranishmit i ka përshëndetur koordinatori i grupit të këshilltarëve PDSH-së, Durim Luma, i cili e ka vlerësuar lartë këtë ngjarje kulturore që hap mundësinë për një komunikim me botën e filmit.

Me një paraqitje të shkëlqyer skenike janë shfaqur para publikut, artistët, Bujar Asqeriu dhe Dritan Boriçi. Kjo ngjarje është përshëndetur edhe nga drejtori i “Cinemania”, Skënder Jaçe si dhe nga koordinatorja e këtij projekti, Yllka Çausholli dhe artisti, Agim Doçi, të cilët kanë theksuar se maratona e filmit të ri shqiptar është një rast i mirë, që publiku tetovar të jetë pranë filmave më të ri shqiptar të shfaqur vetëm në Tiranë.

Pas hapjes solemne maratona ka vazhduar me shfaqjen e filmave, ndërkohë që paraprakisht me fillim nga ora 12:00, në Pallatin e Kulturës janë shfaqur filma për fëmijë dhe për të rinj. Organizatorët kanë thënë se interesimi i publikut tetovar ka qenë i jashtëzakonshëm për filmat më të ri shqiptar. Ata janë zotuar që evenimente të këtilla kulturore do të organizohen edhe në të ardhmen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button