Zjarr në Butel, digjen tre punëtori

Tre punëtori zanati janë djegur gjatë zjarrit që ndodhi dje në lagjen Butel të Shkupit.

Sipas policisë, janë djegur punëtori tekstili, zdrukthtarie dhe një tjetër, ndërsa të gjitha gjendeshin në rrugë të njëjtë, të vendosura njëra pas tjetrës.

Policia punon në rastin dhë në vërtetimin e arsyjeve për zjarrin, ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet të jetë në thuajse tetë milionë denarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button