Studentët:Kuq e Zi, në Bllacë presim Berishën dhe Thaçin

Një grup studentësh nga Shkupi, kanë filluar me organizimin e një pritje madhështore të kryeministrave shqiptar Sali Berishës dhe Hashim Thaçit, në pikën kufitare Bllacë, të dielën me 25 nëntor me fillim në orën 13.00 të cilët do të vijnë në Shkup për të filluar manifestimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, tha Ariton Rama, organizator.

‘Në Shkupin tonë po vijnë dy kryeministra Sali Berisha dhe Hashim Thaqi si njeri ashtu edhe tjetri kanë një peshë të lartë kombëtare po të kthehem 100 vite mbas Ismail Qemali edhe Isa Boletini pretendimet e tyre ishin ngritja e FLAMURIT në Shkup por nuk u arrit. Tash pas 100 viteve po vijnë Sali Berisha dhe Hashim Thaçi ta ngritin në Shkup andaj ne kemi përgatitur që nga kufiri i Bllacës ti presim me bukë e zemër, me një program të shkurt artistik me valle dhe kënge burimore dhe me shoë e fishekzjarrë’ u shpreh Ariton Rama.

Ariton Rama, thotë se të gjithë do të vishen kuq e zi, me flamuj e muzikë, do të nisen me transport të organizuar për pritjen e tyre.

‘Unë ftoj të gjithë ata që e ndjejnë veten kombëtar e patriot të marrin pjesë. Nisja behet me autobusë nga busti i Hasan Prishtinës në mënyrë të organizuar, udhëtimi do jetë falas dhe secili do të fitoj flamur bluza dhe shalle kuq e zi’ tha Rama.

Rama gjithashtu njoftoi se në rast të ndryshimit të orës së ardhjes së kryeministrave do të njoftoj me kohë opinionin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button