Në Strugë, 100 vjetori i pavarësisë festohet nën ujë

Në dhjetë metra thellësi në ujërat e liqenit, dy artistët e rinj nga Struga, Artan Zhuta dhe Vigan Bilali me një mënyrë mjaft interesante dhe origjinale kanë festuar 100 vjetorin e shtetësisë shqiptare, duke realizuar disa foto artistike nën ujë me flamurin kombëtar.

Artan Zhuta, tregon për Portalb se qëllimi  ishte që  të festojmë pavarësinë në një mënyrë tjetër, larg klisheve të zakonshme.

“Idea që të realizojmë foto me flamurin tonë në dhjetë metra thellësi konsistonte në atë që edhe ne të festojmë këtë 100 vjetor, por në një mënyrë tjetër pak më ndryshe nga të tjerët”, përfundon ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button