Ronaldo: Nuk e kam shok Messin!

Cristiano Ronaldo e ka bërë të qartë se ka vetëm raporte profesionale me Lionel Messin dhe se nuk e ka mik argjentinasin.

Syperylli i Real Madridit dhe ai i Barcelonës janë dy futbollistët më të mirë në botë në vitet e fundit dhe njëherësh dy rivalët kryesorë për çmimet individuale dhe me klube.

Ndërkaq, edhe pse thotë se nuk janë të afërt, Ronaldo shpreh respektin për Messin dhe deklaron se nuk ka probleme mes tyre.

“Ai është një futbollist i shkëlqyer. Kam raporte profesionale me të, sikur që kam me lojtarët tjerë”.

“Ne nuk jemi shokë, sepse nuk ndajmë të njëjtën zhveshtore. E respektoj si profesionist. Nuk jemi miq të vërtetë, vetëm miq përmes profesionit. Nuk ka probleme mes nesh”, ka qartësuar portugezi në një intervistë për beIN sport. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button