9 nëntori është dita e fatit dhe fatkeqësisë në historinë gjermane, tha Merkel në festën e 30 vjetorit të rrënimit të murit të Berlinit

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli për rëndësinë e demokracisë në ceremoninë e shënimit të 30 vjetorit të rënies së murit të Berlinit.

“Nuk ka mur aq të lartë që mund të ndajë popullin dhe të kufizojë lirinë, i cili nuk mund të shembet”, tha ajo. Muri më shumë se 28 vite ndau Berlinin lindor, i cili ishte nën ndikimin e Moskës dhe Berlini perëndimor kapitalist.

Merkel tha se “vlerat me të cilat është themeluar Evropa janë: liria, demokracia, barazia, sundimi i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe të gjitha këto janë të garantuara megjithatë duhet nga koha në kohë të revitalizohen dhe të mbrohen”.

Kancelarja Merkel tha se 9 nëntori “përshkruan momentet e gëzimit dhe fatkeqësisë në histori”, dukë pasur parasysh se për disa kjo datë është me e kobshmja në historinë gjermane.

Merkel tha se 9 nëntori është data kur nazistët filluan ndjekjen e bashkësisë së hebrenjve në Gjermani në 1938, si dhe është data kyçe në tentimet e hershme të Hitlerit për të marrë qeverinë në 1923, dhe siç tha “9 nëntori është përkujtim dhe duhet të tërhiqemi nga urrejtja dhe racizmi.

Në shënimin e kësaj ngjarje në Berlin ishin edhe kryetarët e Polonisë, Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë, por jo edhe liderët e Britanisë, Francës, Rusisë dhe SHBA-së, të cilët menaxhuan me qytetin e ndarë në 4 zona pas rënies së fashizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button