Zbulohet fotoja e Dafinës pas operacionit në buzë (Foto)

Do kishte dashur që këto imazhe të ishin zhdukur përgjithmonë, por ja që mediat i zbulojnë ato edhe pas një kohe, thjesht për t’u treguar lexuesve bëmat e këngëtarëve dhe duke zbuluar fakte të cilat ato i mohojnë shpesh. Kjo në foto është pikërisht Dafina Zeqiri. 
Në shikim të parë ndoshta nuk do e njihni, por ju tregojmë me shumë bindje se është ajo. Ky ndryshim drastik i këngëtares nuk vjen nga look-u i ri, por nga ndërhyrja të cilën e ka pasur në buzë. 

Fryrja e tepërt ka bërë që buzët e këngëtares të marrin një tjetër formë. Siç mësojmë, Dafina fryrjen e buzëve e ka bërë kohë më parë në një klinikë në Suedi për të pasur një privatësi më të madhe, si dhe për të qenë e sigurt se efekti i ndërhyrjes do të jetë pozitiv. Këngëtarja Zeqiri ka pasur edhe dy ndërhyrje kirurgjikale në hundë, operacione këto që i ka kryer në një klinikë në Prishtinë, si dhe zmadhimin e gjoksit, të cilin e ka bërë në Shkup./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button