Thaçi: Kushtetuta e Kosovës është e vetmja platformë për bisedime me Serbinë

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se platforma e tij për bisedime është Kushtetuta e Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë.

“Platforma ime për bisedime me Serbinë do të jetë Kushtetuta, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë”, ka thënë Kryeministri Thaçi në Gjilan, njofton RTK.

Sipas tij, e rëndësishme është që dialogu është përkrahur edhe nga spektri i gjerë politik ku edhe është miratuar rezoluta në Kuvend. Ai ka thënë se dialogu dhe bisedimet janë çështje madhore dhe tejkalojnë konceptet partiake.

“Dialogu po mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja dhe vendet evropiane, derisa platforma ime dhe e ekipit kosovar në bisedime do të jetë gjithmonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e pavarësisë”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Thaçi ka deklaruar se megjithatë urgjente mbetet implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani me Serbinë, siç janë integrimi i kufijve, largimi i strukturave paralele, identifikimi i të gjithë të pagjeturve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button