Qeveria e publikoi planin për shërbimet me helikopter
Qeveria e Maqedonisë së Veriut publikoi në 120 faqe PDF studimin e fizibilitetit për Sistemin e ndihmës mjekësore urgjente (SAR) dhe Shërbimet me helikopter për kërkim dhe shpëtim (HEMS), transmeton Portalb.mk.
Deri më tani, në thirrjen publike tetë kompani kanë paraqitur interes, pesë e kanë marrë dokumentacionin e tenderit, ndërsa vetëm një kompani është paraqitur në tenderin për formim të partneritetit privato-publik për HEMS dhe SAR.
Dragi Rashkovski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë në bashkëbisedimin me gazetarë deklaroi se buxheti për këtë projekt do të jetë zero denarë, duke mohuar akuzat e opozitës që projekti do të kushtojë 72 milionë denarë.
“Nga ajo që dje kemi pasur rastin të dëgjojmë, partneri privat duhet të investojë për periudhën prej 8 vjetësh, 72 milionë euro, duhet të furnizojë dy helikopterë, të ndërtojë 8 heliodrome, plus në të duhet të paguajë çdo muaj nga 10.000 euro në muaj kompensim për shërbimi”, ka thënë Igor Janushev, sekretari i VMRO-DMPNE-së.
Qëllimi i shfrytëzimit të sistemit është që intervenimi në terrene të vështira të jetë për pesëmbëdhjetë minuta.