“Shine Ya Light” i Ritës, drejt vendit të parë në UK

Klipi dhe kënga “Shine Ya Light” e Rita Orës, dedikuar Kosovës është në prag të suksesit të madh në Britaninë e Madhe.

Ka mbetur vetëm edhe pak që kjo këngë të zë pozitën e parë në “UK Official Charts”, pozitë të cilën Rita e ka pasur tri herë deri më tani, me tri këngët e saj të para, “Hot Right Now”, “R.I.P” dhe “How We Do”.

Qysh tani kjo këngë është në mesin e tri këngëve më të mira dhe në rast se do të kalojë  në pozitën e parë, Rita do të futet në histori si këngëtarja me këngët debutuese më të suksesshme.

Rita është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër, pasi që disa koncerte të saj në Amerikë u anuluan shkaku i uraganit Sandy, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, Rita është duke bërë prova për paraqitjen e saj në “X Factor”, ku do të performojë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button