Bedredin Ibraimi në gjykatën e apelit pranoi se ka biseduar me Thaçin para votimit në KSHZ

Ish-anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bedredin Beadini tanimë i dënuar me 4 vite dhe 6 muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë seancës në gjykatën e apelit sot e pranoi se kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare,  Menduh Thaçi i është lajmëruar në vitin 2013 në kohën kur u merreshin vendime për ankesat për zgjedhjet lokale të atëhershme. Megjithatë, ai gjatë seancës tha se ka refuzuar të merr instruksione, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Por, ajo bisedë, po fshihet. Më lajmëroi Thaçi tre herë, unë njëherë i thash se do të votoj në bazë të ligjit, pas kësaj nuk i’a hapa telefonin kurse herën e tretë i’u përgjigja, e ai më tha të votoj në bazë të ligjit edhe bindjeve personale. Këto biseda po fshihen edhe nuk publikohen”, tha Bedredin Beadini para Këshillit të gjykatësve të Apelit të përbërë nga pesë anëtarë.

Ish kryespiuni, Sasho Mijalkov, Menduh Thaçi edhe tre ish anëtarët e dënuar të KSHZ-së, kërkojnë të lihen të lirë nga kjo lëndë e Prokurorisë Speciale që tani është nën kompetencat e Prokurorisë të Rregullt (të lartë).

Menduh Thaçi ishte dënuar me 3 vite dhe 2 muaj burg, Saso Mijalkov me 3 vite, Saso Srcev, Aneta Stefanovska edhe Vlatko Sajkovski me nga tre vite burg.

Sipas vendimit të Gjykatës Penale, në mars të vitit 2013 si drejtor i DSK, Mijalkov e shfrytëzoi ndikimin e tij edhe i tha Thaçit të merret vesht me Ibraimin që të votojë në KSHZ në favor të kandidatit për kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE.

Ibraimi, si votë vendimtare, bashkë me Srcev, Stefanovska dhe Sajkovski votuan „Për” edhe i anuluan votimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button