Orav: Çka do që të ndodh në dhjetor, reformat doemos të vazhdojnë

“Çka do që të ndodh në dhjetor, procesi reformues doemos duhet të vazhdojë. Kjo është në interes të vendit tuaj, të të gjithë qytetarëve. Nëse arrini ta harmonizoni legjislaturën me atë të Bashkimit Evropian, kjo do të thotë se një ditë kur t’i filloni negociatat do të jetë më lehtë që vendi të vazhdojë. Nëse gjithçka kryhet mund të filloni negociata në një sferë në mëngjes dhe t’i mbyllni në mbrëmje. Është e kuptueshme se politikanët e kanë të vështirë t’i përpilojnë këto raporte, por puna doemos duhet të kryhet, deklaroi Aivo Orav, ambassador i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

“Është bërë një hap nga Greqia dhe Qeveria juaj doemos duhet të përgjigjet tani. Greqia është vendi ynë anëtar dhe ne shpresojmë se Qeveria juaj do t’i përgjigjet këtij propozimi edhe atë sa më shpejtë, sigurisht kur jeni të gatshëm për këtë.
Propozimet si ky kërkojnë kohë që të shqyrtohen sa më tepër, thekson evroambasadori në intervistë për portalin “eVesti”.

Për atë cili është mendimi i oravit për përparimin e vendit gjatë vitit të fundit, ai thekson se ky raport për përparimin ishte në të vërtetë për përparimin, meqë shumë punë kanë nisur.

“Kishte dhe dëgjova shumë kritika prej disa njerëzve se ka shumë sfida të notuara në raportin dhe po, kjo është e saktë. Por nëse nuk është ashtu, dhe nëse nuk ka doza të kritikave dhe sfidave të cekura atëherë vendi duhet t’i fillojë negociatat nesër. Por, sigurisht vendi nuk është i gatshëm t’i fillojë negociatat nesër. Vendi ka akoma kohë për t’i filluar negociatat dhe mendoj se raporti tregon se ka mundësi të mirë për fillimin e këtij procesi. Rekomandim të tillë dha edhe Komisioni, por i mbetet Këshillit të vendeve anëtare, që të vendosin nëse është koha e duhur për fillimin e negociatave apo diçka tjetër duhet bërë, tha evroambasadori. Tani nuk mund të thuhet sa është reale Këshilli i BE-së të aprovojë datë për negociata me Maqedoninë. Në pyetjen nëse mundësia për Maqedoninë është negociata për zgjidhjen e emrit me kusht që kjo çështje të mbyllet në fazë të hershme të negociatave thekson se nëse lexohet rekomandimi në këtë mënyrë sigurisht se ende do të thotë se zgjidhja e problemit me emrin është kushti kryesor.

“Por zgjidhje doemos duhet të ketë edhe atë sa më shpejtë, që sot. Propozimi i Komisionit për të filluar negociata do të thotë që ky proces dhe procesi i zgjidhjes së emrit të zhvillohen paralelisht, por emri të zgjidhet në fazë të hershme. Kjo është mundësia për vendin ndonëse ky vendim nuk është aprovuar prej të gjitha vendeve anëtare. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdohet me reformat dhe t’i kushtohet vëmendje sa më e madhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Kjo është sfidë e madhe për Qeverinë në këtë moment. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button