Siri, 78 ushtarë të vrarë të enjten

Të paktën 78 ushtarë qeveritarë janë vrarë ditën e enjte në Siri, shumica e të cilëve në sulmet ndaj postoblloqeve në Idlib, në veri të vendit. 

Lajmin e bën të ditur Observatori sirian për të drejtat e Njeriut, që vlerëson se në tërësi viktimat e 24 orëve të fundit janë 104, civilë dhe rebelë. 

Sipas Observatorit, në sulmet ndaj postoblloqeve në afërsi të Sarakebit janë vrarë 45 ushtarë. 

Ndërkohë, në internet janë publikuar video të ndryshme që dëshmojnë ekzekutimet në masë të shumë ushtarëve, të cilët në fillim janë kapur dhe më pas ekzekutuar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button