Tuna, super-girl i Halloweenit

Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna, është veshur si një super-femër për festën e mbrëmshme të Halloweenit në garazhin publik të Qendrës së Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur këngëtarja shkupjane u maskua si një infermiere e mbuluar me gjak, këtë vit ajo zgjodhi të maskohet si Super-femër, ndoshta në kërkim për të luftuar të gjitha ato “të maskuara” të cilat i kritikoi më herët.

Maskimit nuk i kanë shpëtuar as djelmoshat e labelit Babastars, Argjentina Ramosaj, Nora Istrefi dhe Valdrin Sahiti. Por në këtë vit dukshëm është vërejtur mungesa e interesit nga vip-at e Kosovës për natën e Halloweenit, shkruan Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button