Rreth tre vjet nga vrasja në Xhon Kenedi të Çairit, Prokuroria sot ngriti aktakuzë
Prokuroria Themelore Publike – Shkup deri te Gjykata Penale – Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër vrasësit të B.I. (atëherë 24 vjeçar), O.A. (29) në lagjen Xhon Kenedi të Çairit, transmeton Portalb.mk.
Rasti ka ndodhur më 20 dhjetor të 2017-s, ndërkaq O.A. ngarkohet për veprën penale – Vrasje nga neni 123 të Kodit Penal dhe i njëjti do të qëndrojë në paraburgim.
Ngritja e aktakuzës vjen katër muaj pasi Policia arriti ta kapë O.A. i cili që nga momenti i kryerjes së veprës ka qenë në arrati.