Van der Vaart: Më pëlqen të luaj kundër Bayernit

Rafael van der Vaart thotë se atij i pëlqen të përballet me rivalët e të shtunës, Bayern Munich, më shumës e se sa çdo klub tjetër në botë.
“Më duhet të pranoj se Bayerni është kundërshtari im i preferuar, edhe më shumë se Barcelona”.

“Nuk ka ndonjë skuadër tjetër në botë me të cilën kënaqem duke u ndeshur aq shumë. Mezi pres të shkoj atje”.

“Nëse ne mposhtim Bayernin, çdokush në Hamburg do të ndjehet se gjithçka është e mundshme këtë sezon. Dhe nuk shoh arsye se pse një fitore të mos jetë e mundshme”, ka thënë Van der Vaart për Bild.

Derbi i Bundesligës zhvillohet të shtunën në Imtech Arena me fillim nga ora 18:30./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button