Bullgaria u dënua me dy ndeshje

UEFA dënoi kombëtaren e Bullgarisë me 2 ndeshje pa tifozë për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen me Anglinë për kualifikueset e Euro2020.

Ndeshja që përfundoi me rezultatin 6-0 në favor të britanikëve u ndalua dy herë dhe mund të mbyllej, por lojtarët e Anglisë vendosën të luajnë, transmeton OraNews.

Ndër thirrjet e tifozëve ishin koret dhe përshëndetjet naziste.

Bullgaria është dënuar dhe më herët për thirrje raciste ku është mbyllur vetëm një pjesë e stadiumit.

Gjithashtu ata u gjobitën nga UEFA me 75.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button