Shekerinska zhvilloi takim me Methju Palmerin
Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut është takuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin, Methju Palmer, transmeton Portalb.mk.
“Ratifikimi në Senatin e SHBA-së dhe vizita e sekretarit shtetëror amerikan Pompeo janë dëshmi e fortë për partneritetin strategjik dhe mbështetjen e SHBA-së, për Maqedoninë e Veriut”, tha ministrja Shekerinska.
Ata theksuan se të dy vendet do të ritin bashkëpunimin akoma më shumë pas anëtarësimit të plotë të RMV-së në NATO.
Shekerinska theksoi se RMV nuk do të dorëzohet nga procesi eurointegrues.
“Mosmiratimi i vendimit nga Këshilli i Evropës për fillimin e negociatave nuk e ndryshon mendimin tonë për të punuar në realizimin e qëllimeve tona strategjike – anëtarësimi në BE dhe NATO”, deklaroi Shekerinska.
Palmer pas vizitave në Shkup me Nikolla Dimitrovin, Radmilla Shekerinskën dhe Stevo Pendarovskin, do të vazhdon vizitat në Prishtinë, Beograd dhe Athinë.