Neymar: Evropa mund të presë

Neymar në Evropë, Neymar te Barça, Neymar te Chelsea apo Real Madridi…. Çdo ditë ka zëra dhe skuadra që interesohen për lojtarin që mund t’ia kalojë edhe Messit (sipas Pele) por vetë fantazisti i Santosit deklaron se për momentin do të qëndrojë në Brazil.


“Jam i lumtur në vendin tim dhe te Santosi dhe besoj se është vendimi i duhur të mos largohem. Si të gjithë kam një ëndërr për të luajtur në një nga ekipet e mëdha të Evropës por ende nuk ka ardhur momenti i duhur për të bërë këtë lëvizje.”

Për momentin ai admirohet te Santosi dhe në Brazil por Neymar vazhdon të mos fitojë me Brazilin.

“Jam i nervozuar akoma për aventurën në Kupën e Amerikës ndërsa tifozët të zhgënjyer për Olimpiadën e Londrës. Askush nga tifozët nuk mund të jetë më i zhgënjyer se lojtarët që zbresin në fushë. Gjithsesi jam krenar që mora pjesë në Olimpiadë dhe që solla një medalje pavarësisht se nuk ishte ari” përfundoi talenti 20-vjeçar i Santosit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button