Prishtinë, pasdite mbahet marsh në nderim të Astrit Deharit

Nga ora 18:00 në qendër të Prishtinës do të fillojë të mbahet një marsh për të nderuar ish aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Marshi do të nisë nga vendi ku është ngritur murali përkujtimor për të, transmeton Klan Kosova.

“Do të mblidhemi së bashku në një aktivitet përkujtimor për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen tonë me familjen Dehari. Derisa familja Dehari do të mbajë një fjalë rasti. Për kujtimin ndaj Astritit, do të mbulojmë rrugëkalimin me qirinj, lule dhe kartolina me mesazhe për familjen e tij”, thuhet në njoftimin e grupit organizativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button