Anashkalohen shqiptarët e Ohrit

Organizata Joqeveritare “Dora e Drejtësisë” nga Ohri ka reaguar për anashkalimin dhe majorizimin në punësim që u bëhet shqiptarëve të Ohrit.

“Administrata e  Komunës së Ohrit është përbërë prej 7 sektorëve, 21 departamenteve duke përfshirë ndërmarjet publike në kuadër të Komunës dhe njësia e zjarrfiksëve, ku gjithsej të punsuar shqiptarë janë vetëm 3 nënpunës administravë dhe asnjë udheqës të sektorëve komunal” – thuhet në komunikatë e kësaj organizate.

Sipas tyre, përfaqësimi i shqiptarëve në Ohër nuk është as afër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ngaqë në Ohër shqiptarët janë komuniteti i dytë etnik për nga madhësia, ndërsa kjo nuk reflektohet drejtë në punësimet në administratën shtetërore.

“Duke pasur parasysh numrin e komuntetit shqiptarë në Ohër prej 5.31 % (sipas te dhënave zyrtare të vitit 2002) dhe duke qënë të dytët  pas komunitetit maqedonas prej numrit të përgjithshëm të banorëve në Komunën e Ohrit, përfaqësimi i shqptarëve në administratën e komunës është e barabart me zero” – thuhet në reagim.

Gjithashtu, shoqata “Dora e Drejtësisë” duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe atë, Alinea 2 e paragrafit 1 të Nenit 8 të Kushtetutës së RM-së “…përfaqësimi adekuat dhe i drejtë    i shtetasve të cilët u takojnë të gjitha komuniteteve në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet” ka kërkuar që në afat sa më të shkurtër kohor të meren masa konkrete  për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Komunën e Ohrit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button