Si i marrin emrat uraganët?

Prej kur evropianët kanë shkuar në Karibe, uraganët i kanë emërtuar sipas sistemeve të ndryshme të emërtimit. Së pari ato u emërtuan sipas shenjtorëve katolik. Më vonë, pozita e shtrirjes në gjatësi dhe gjërësi të një uragani u formulua si emër. Kjo ishte pak e komplikuar për tu përdorur në komunikimin e përditshëm.

Meteorologët ushtarak kanë filluar të u japin emra femrash stuhive gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në vitin 1950 Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) e përqafoi këtë metod. OBM shpiku sistemin e rotacionit të emrave sipas alfabetit. Një emër nuk mund të përdoret dy herë brenda 10 vitesh, me qëllim që referencat dhe faktet historike të mbeten më të qarta.

Në vitet e 70ta, sistemit iu shtua edhe një dozë e korrektësisë politike: emra mashkullor iu shtuan listës atlantike të uraganëve, si emra spanjoll dhe francez, duke reflektuar gjuhët e popujve të prekur nga stuhitë.

Sot, OBM përdor gjashtë lista me nga 21 emra (Q,U,X,Y dhe Z nuk përdoren), të cilat sillen çdo gjashtë vite.

Ndonjëherë stuhia mund të përjeton diçka që quhet krizë identiteti. Kjo ndodh kur një uragan kalon nga një oqean në tjetrim, ose njëherë vdes e pastaj zhvillohet përsëri.

Lista e sivjetshme e uraganëve është kjo: Alberto, Beryl, Chris, Debby, Ernesto, Florence, Gordon, Helene, Isaac, Joyce, Kirk, Leslie, Michael, Nadine, Oscar, Patty, Rafael, Sandy, Tony, Valerie, William. /Portalb/TheWeek/

Lajme të ngjashme

Back to top button