Biden: Mbështesim miratimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Joe Biden, ish-zv.presidenti amerikan ka përshëndetur ratifikimin e Protokollit nga Senati amerikan, transmeton Portalb.mk.

“Mbështesim fuqimisht miratimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit. Vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë pjesë e Evropës në tërësi, të lira dhe në paqe. Dhe, ne duhet t’i mbështesim integrimet euroatlantike të të gjithë rajonit”, shkroi Biden në Tuiter.

Njëkohësisht Biden është njëri prej kandidatëve për president nga Partia Demokratike. Ai, para ca kohësh deklaroi se nëse Donald Tramp rizgjedhjet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, NATO të ndalojë së ekzistuari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button