“Strategjia e Punës” synon ta vëndojë në funksion Këshillin Rinor Lokal në Tetovë

Do të krijohet një platformë online që do t’i informojë të rinjtë e Tetovës për mundësi të ndryshme si: punë vullnetare, punë praktike, trajnime, punëtori dhe aktivitete të ndryshme. Ky aktivitet, mes tjerash është paraparë në Strategjinë e punës për Këshillin Rinor Lokal, plan ky i përpiluar bashkërisht nga shoqata “Multikultura” në koordinim me pushtetin lokal në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të projektit “Komuna ime – mik i të rinjve” “Multikultura” sot e organizoi tryezë të rrumbullakët ku edhe prezantuan rezultatet e këtij projekti. Nga anketa të cilën e kanë realizuar me 1090 të rinj për nevojat dhe sfidat e tyre, kanë përpiluar “Strategjinë e Punës” së Keshillit Rinor LokalKomunës së Tetovës për vitin 2020-2024. Strategjia pritet të miratohet nga Keshilli i Komunës.

Vullnet Zenki nga kjo shoqatë shprehet optimist se ky këshill do të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai thotë se të rinjtë e Tetovës tani do të kenë një vend ku do të jenë të kyçur drejtpërsëdrejti në marjen e vendimeve për çështjet të cilat i tangojnë ata.

“Me këtë projekt është rritur bashkëpunimi mes të rinjve dhe institucioneve lokale, gjithashtu do të krijohet një platformë online që do t’i informojë të rinjtë për mundësi të ndryshme si: punë vullnetare, punë praktike, trajnime, punëtori dhe aktivitete të ndryshme. Synojmë ta vëndojmë në funksionon Këshillin Rinor Lokal për arsye se ky këshill ju duhet të rinjve”, tha Vullnet Zenki.

Propozim Strategjia e Punës është ndarë në 4 fusha strategjike. Kjo strategji ka për qëllim t’i përforcoje kapacitetet e Këshillit përmes trajnimeve, promovimin i këtij këshilli si organ përfaqësues i të rinjve si dhe mbrojtjen e të drejtave të të rinjve përmes projekteve që do të organizohen nga po ky këshill.

“Fusha e parë strategjike ka për qëllim të i përforcojë kapacitetet e këshillit përmes organizimit të trajnimeve të ndryshme. Në fushën e dytë kemi paraparë ta promovojmë Këshillin Rinor si organ përfaqësues i të rinjve duke organizuar fushata.  Tjetra ka të bëje me përfshirjen e sa më shumë të rinjve në këtë këshill, synojmë të anëtarësojmë më shumë se 200 të rinj dhe fusha e fundit ka të bëje me informimin rinor që ky këshill të arrij të shërbeje si mbrojtës i të drejtave të të rinjve”, tha një ndër përpilueset e kësaj strategjie, Arlinda Mazllami Ilazi.

Ahmed Qazimi nga Komuna e Tetovës tha se përmes këtij keshilli është e përfaqësuar rinia e qytetit të Tetovës. Ai tregoi se secila shkollë e mesme ka nga një anëtarë të etnive të ndryshme, nga të dy universitetet ka nga një anëtar si dhe ka nga dy anëtarë të partive politike në pushtet dhe dy nga opozita.

“Jemi në fazën përfundimtare që ta kthejmë në funksionon këtë këshill, presim që propozim strategjia jonë të votohet në Këshillin e Komunës së Tetovës. Ky këshill do shërbeje që të rinjtë ta krijojnë rrugën përmes të cilës do të mund të ecin gjatë jetës së tyre, ky këshill do ta ketë statusin si këshilldhënës që do të ju mundësoje të rinjve që propozimet e tyre të i adresojnë deri te Këshilli i Komunës”, theksoi Ahmed Qazimi nga Komuna e Tetovës.

Prezantimi i rezultateve të projektit nga Shoqata Multikultura dhe Komuna e Tetovës.
Prezentimi i rezultateve të projektit nga Shoqata Multikultura dhe Komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button