Shekerinska: Të gjithë thanë se RMV ka bërë gjithçka, BE-ja nuk e mbajti premtimin

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut është shprehur se gjithë mesazhet e publikuara këto ditë, tregojnë se RMV-ja ka kryer detyrat eurointegruese, transmeton Portalb.mk.

“Çdo iniciativë në favor të rrugës tonë evropiane është e mirëseardhur dhe ne do ta përshëndesim, megjithatë siç tha kryeministri, tani presim që ata të përgjigjen”, deklaroi Shekerinska.

Sipas Shekerinskës, rezultati i zgjedhjeve do të jep një mesazh se kah do të shkon vendi në të ardhmen, ose do të vazhdon të ndërton vlera evropiane ose do të kthehet përsëri në izolim dhe censurim të mediave.

“Mesazhi i njëjtë ka ardhur nga kryetari i Komisionit Evropian, nga vendet-anëtare kyçe, nga Gjermania ishin shumë të zëshme ato mesazhe të cilat janë të bashkuara në një fjali dhe ajo është se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka, Bashkimi Evropian nuk e ka dhënë atë që është dashur dhe atë që ka premtuar”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button