Nesër në Tetovë do të fillojë panairi i librit “Tetova 2019”
Nesër në Tetovë do të fillojë Panairi i Librit “Tetova 2019”. Panairi do të mbahet prej datës 23 deri më 27 tetor në Pallatin e Kulturës. Hapja solemne e panairit do të bëhet më 23 tetor (e mërkurë) me fillim në ora 14:00, njofton Portalb.mk.
Këtë vit në Panairin e Librit “Tetova 2019” mysafire nderi do të jetë Elena Kocaqi nga Shqipëria, historiane dhe autore e shumë librave.
Edhe këtë vit panairin e organizon “Shoqata e Botuesve Shqiptarë”.