Italia dëshiron ta hapë çështjen e fillimit të negociatave me BE-në sërish, Zaev tha se e ka pranuar ftesën e kryeministrit Konte

Kryeministri Zoran Zaev thotë se e ka pranuar ftesën e kryeministrit italian Xhuzepe Konte për t’u takuar në fund të muajit në Romë, para samitit të ardhshëm të Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së (KÇP) në nëntor, dhe thotë se Italia dëshiron të ngritë një iniciativë të veçantë në këtë takim, për të rihapur çështjen e fillimit të negociatave. Ai thotë se mbetet i përkushtuar për të provuar se vendimi i BE-së është një gabim historik dhe shpreson që ky vendim të ndryshojë së më shpejtë, njofton Sdk.

“Unë mbështes çdo iniciativë që do të kontribuojë në ndryshimin e hidhërimit të qytetarëve tonë me vendimin. Prandaj menjëherë e pranova ftesën e Kontes, kryeministrit të Italisë. Me siguri do ta diskutojmë atë ide. E di se Italia dëshiron të organizojë ose të bëjë një iniciativë të veçantë në KÇP-në e radhës ose Këshillit të Ministrave për çështje të përgjithshme, ku do të rihapë çështjen. Mbetet vendosmëria jonë për të dëshmuar edhe më shumë para BE-së, se çfarë gabimi historikisht ishte vendimi i tyre dhe në përputhje me rrethanat shpresojmë që ajo të ndryshojë së shpejti “, tha Zaev në një konferencë të Organizatës Botërore të Doganave në Shkup.

Ai tha se zbatimi i marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë do të vazhdojë pavarësisht nga vendimi i BE-së, pasi ato janë në interes të Maqedonisë si dhe të fqinjëve të saj.

“Marrëveshjet janë bërë dhe janë të rëndësishme për vendin tonë dhe për Bullgarinë dhe Greqinë. Para vizitës sime në Bruksel, kam pasur një takim me të gjitha institucionet të cilat vërejtje të caktuara se zbatimi nuk është siç duhet. Deri në fund të muajit duhet të arrijë monitorimi për atë se deri ku ka arritur implementimi dhe do të punojmë në implementimin e plotë të tij”, tha Zaev.

I pyetur nëse ndonjë nga udhëheqësit botërorë e kishte përqafuar atë në Bruksel, pasi njoftoi vendimin se vendi nuk mori një datë për fillimin e negociatave, Zaev tha se ai kishte marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë dhe se vendi po ndërtonte një politikë miqësore me të gjithë.

“Po ndërtojmë politikë miqësore dhe marrëdhëniet tona me Presidentin Emanuel Makron janë miqësore dhe Franca është vendi ynë miqësor. Aq sa nuk më pëlqen vendimi, ajo është e drejtë e tyre e brendshëm, ndërsa u bë edhe e drejtë e BE-së. Ne edhe më tutje do të vazhdojmë të përpiqemi të ndërrojmë bindjen atyre shtetarëve të cilët morën vendim të padrejtë, joparimor ose të padrejtë për vendin tonë. Në pjesën më të madhe, përshëndetja ime me liderët evropian është me përqafim dhe kjo është një shprehje e miqësisë. Ne miqësinë tonë nuk e demonstrojmë vetëm  me politikat tona, ajo është, mbi të gjitha, njerëzore, dëshmi e qëllimit të sinqertë, besimit të ndërsjellë dhe ne do të vazhdojmë në atë mënyrë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button