Nisin ikjet nga PDK në Vetëvendosje

Afërdita Veliu, asambleiste e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

Vetëvendosje e ka mirëpritur vendimin e Veliut për aderim në partinë e tyre, ndërsa zyrtarë të Partisë Demokratike, megjithëse i kanë uruar suksese Veliut përtë ardhmen, janë shprehur se ka qenë e udhës të diskutohet për dorëheqjen me anëtarët e tjerë, transmeton KP

Ikja e një asambleisti komunal nga Vetëvendosje ishte paralajmëruar ditë më parë nga mediat në Prishtinë, derisa është thënë se kjo do t’i paraprijë edhe ikjeve të tjera nga PDK, duke përfshirë edhe figura si Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Nait Hasani dhe Flora Brovina.

Ndryshe kryesia e PDK-së ka nisur dje përgatitjet për zgjedhje të brendshme partiake në një takim që është mbajtur në zyrat e partisë, por ku kanë munguar figurat të cilat janë kritike ndaj lidershipit të partisë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button