“Kanibali” Marquez nuk njeh rivalë, i pari edhe në Motegi

Marc Marquez, kampion i botës në MotoGP edhe për vitin 2019, triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Japonisë, duke regjistruar suksesin e 10-të sezonal. Piloti i Hondas, i cili sapo ka fituar titullin e 6-të në karrierë në MotoGP, dominoi edhe në Motegi, dule i lënë pas rivalët e tij me një lehtësi të admirueshme, njofton Supersport.

I dyti e kaloi vijën e finishit Quartararo me Yamahan, ndërsa Dovizioso me Ducatin e tij plotësoi podiumin. Tjetër garë për t’u harruar për Valentino Rossi, i cili u rrëzua në xhirot e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button