Nishani: Shqipëria do të vazhdojë me reforma

Presidenti i republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani tha se vendi do të vijojë përpara me reformat për marrjen e statusit të kandidatit pavarësisht kostos së tyre. Deklarata e presidentit Nishani është bërë gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Danimarkës, Mogens Lykketoft të cilit iu shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat është një moment inkurajimi për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare.

“Shqipëria dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian si kontributor dhe jo si konsumator”, theksoi Presidenti.

Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit të Danimarkës, Lykketoft shprehu admirimin e tij për arritjet e Shqipërisë gjatë dy dekadave të demokracisë së re shqiptare.

Lykketoft ritheksoi rolin e Danimarkës në mbështetje të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian duke u mbështetur në Kriteret e Kopenhagenit në vitin 1993. Sipas tij zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian në vendet e Evropës Juglindore në 2002-in kanë ndodhur gjatë presidencave daneze të Këshillit të Evropës.

Ndërkohë të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button